Angela Martini publikon video provokuese për fansat ndërsa vallëzon me bikini të zeza

by Nexhat

Modelja Angela Martini, e ka shijaur verën duke udhëtuar në vende të ndryshme luksoze me bashkëshortin e saj.

E duket se edhe shtatori e ka gjetur atë në një vend pushimesh, ku është duke kaluar pak kohë jo produktive larg aktiviteteve profesionale.

Këtë ajo e bëri të ditur përmes disa imazheve të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ku mund të shihet teksa argëtohet në një ambient të këndshëm dhe luksoz.

Foto: Angela Martini/Instagram

E veshur me bikini të zeza dhe me një këmishë, ajo dukej mjaft provokuese teksa vinte në pah linjat e tonifikuara të trupit.

Angela i bëri gjërat edhe “më të nxehta” me publikimin e një videoje, ku shfaqej duke bërë lëvizje provokuese.

Foto: Angela Martini/Instagram

“Shtatori”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre pamjeve në Instagram, ndërsa mori komplimente të shumta nga fansat për këtë paraqitje të saj. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy