Kroacia deklason Letoninë

by Nexhat

Kroacia ka shënuar fitore bindëse ndaj Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic triumfuan me rezultatin 5:0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Rijekas, 

Bruno Petkovic (3′, 44′), Luka Ivanusec (13′), Andrej Kramaric (68′) dhe Mario Pasalic (78′) shënuan golat e fitores për kroatët.

Kroacia pas kësaj fitore ka shtatë pikë dhe renditet e dyta në Grupin D. Kombëtarja kroate ndeshjen e ardhshme e luan më 11 shtator, në udhëtim ndaj Armenisë.

Letonia mbetet e fundit në grup dhe pa pikë. Letonezët pas tri ditësh do të presin Uellsin. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy