Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, tha se komuna nuk ka kërkuar ende asistencë për largimin e strukturave paralele serbe nga objekti që ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve.
Ai tha para mediave se janë të gatshëm qe të ofrojnë asistencë, pavarësisht orës.
Elshani shtoi se nuk ka njohuri për ultimatumin që i është dhënë nga komuna këtyre strukturave.
Ai para mediave foli edhe për aksionin e njësive policore në një fabrikë, në afërsi të Zubin Potokut.
Elshani nuk ka dhënë detaje sa i përket hetimeve në rastin ku është gjetur armatim para disa ditëve, me arsyetimin se nuk duan ta dëmtojnë procesin e hetimeve./KP/