“Nuk e meritonte trajtimin që mori te Bayerni” – Yann Sommer, ‘muri’ i Interit dhe Evropës

by Nexhat

Ligat e mëdha sapo kanë filluar, por vetëm një ekip dhe një portier mund të mburren se kanë mbetur të pamposhtur: është Interi i Yann Sommer. Portieri zviceran, i cili erdhi këtë verë nga Bayern Munich në këmbim të 6 milionë eurove, ka mbajtur portën e paprekur në tre xhirot e luajtura në Serie A.

Në moshën 34-vjeçare, Sommer ka arritur të ‘plotësojë boshllëkun’ e lënë nga Andre Onana dhe Samir Handanovic te Nerazzurrët.

banner

“Dukej e vështirë, por në tre ndeshje ai i ka bindur të gjithë me maturi dhe punë. Në Cagliari ai dha një dorë të mirë në kohën shtesë për t’i thënë jo Azzi-t dhe kundër Fiorentinës ndaloi dy herë Sottilin. Interi ka një portier të ri, me përvojë dhe i besueshëm”, nënvizon mediumi italian ‘La Gazzetta dello Sport’.

Portieri më i shkurtër në Serie A

Pak rëndësi ka, kur bëhet fjalë për mbajtjen e portës së paprekur në tre ndeshje radhazi, të jesh portieri më i shkurtër (1.83m) në Serie A.

“Për mua, gjatësia e portierit apo e lojtarëve nuk ka rëndësi. Në Evropë ka shumë portier të vegjël. Nëse nuk je i gjatë, duhet t’i bësh shumë mirë gjërat e tjera. Shpërthimi, forca, kërcimi, guximi… janë aspekte themelore për të kompensuar mungesën e gjatësisë”, ka thënë Sommer për Iker Casillas, si referencë për t’u ndjekur.

Ish-portieri i Baselit dhe Borussia Monchengladbach, i cili ka nënshkruar për dy sezone, ka ‘ranë në këmbë’ në Serie A pas kohës së tij të trazuar në Bayern.

“Doja të vija me të gjitha forcat në Inter. Jam përballë një sfide krejtësisht të re dhe tani gjithçka që mund të mendoj është të fitoj tituj këtu”, ka pranuar zvicerani për DAZN.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy