Sot merret vendimi nëse Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

by informim

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) mbahet të premten (8 shtator 2023) në Heraklion të Greqisë.

Në njërën nga pikat e shumta të rendit të ditës është edhe kandidatura zyrtare e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

banner

Asambleja nis në orën 10:00, ndërsa kandidatura “Prishtina 2030” është në rend të ditës prej orës 15:30 me kohën tonë lokale.

Një ditë pas Asamblesë do të hapen edhe zyrtarisht lojërat mesdhetare në rërë “Heraklion 2023”, ku Kosova po përfaqësohet me 26 sportistë të sporteve të volejbollit në rërë, basketbollit 3X3, hendbollit në rërë, karate në kata dhe notit në ujëra të hapura.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy