Vela: Nuk kërkohet miratim, por koordinim me KFOR-in

by informim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur disa takime me zyrtarët më të lartë të NATO-s, duke filluar me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg, pastaj me admiralin Rob Bauer, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, etj.

Lidhur me këto takime, shef i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, tha se në të gjitha këto takime kanë qenë prezentë bashkëpunëtorët ushtarakë dhe ata profesionalë të këtyre dy zyrtarëve të lartë të NATO-s, të cilët mbulojnë Kosovën, qoftë në aspektin e bashkëpunimit në kuadër të Zyrës për Ndërlidhje dhe Bashkëpunim të NATO-s, që ekziston në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe që i ndihmon ngritjes së kapaciteteve të kësaj ministrie dhe FSK-së.

Vela, lidhur me deklarimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me presidenten Osmani për zbarkimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri, sqaroi se në atë deklarim ai i referohet shkëmbimit të letrave të vitit 2013, i cili ka të bëjë me zbarkimin e FSK-së në veriun e Kosovës.

“Pra një marrëveshje që është arritur në atë kohë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi”, derisa shtoi se është pak cinike të dëgjojmë sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të asaj kohe që të luajnë rolin e kukuvajkës dhe të thonë se paskan zbuluar diçka të re që FSK-ja të kërkojë të ketë një miratim paraprak që të shkojë në veri.

“Ata kanë qenë aktorë të drejtpërdrejtë në arritjen e asaj dakortësie nga institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa sa i përket Policisë së Kosovës, presidentja e ka diskutuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe është qartësuar kjo situatë, që, në fakt, nuk kërkohet miratim paraprak i KFOR-it ose i NATO-s për zbarkim të Policisë në veri, por se është një kërkesë e KFOR-it për koordinim në kuadër të kompetencave që ka të bëjë me reaguesit e parë, të dytë dhe të tretë që parandalojnë ndonjë eskalim të situatës në veri”, ka deklaruar këshilltari i presidentes Osmani. /rtk

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023