Antony mungon “për kohë të pacaktuar” për United – shkaku i akuzave për dhunë

by Nexhat

Antony do të mungojë “për kohë të pacaktuar” në Manchester United, me klubin që ka theksuar se rikthimi i tij do të shtyhet “deri në një njoftim të radhës”

Sulmuesi brazilian nuk  ishte pjesë e stërvitjeve në Carrington që bëhen për ata që nuk kanë shkuar për të luajtur me Kombëtaret e tyre.

Ai u përjashtua nga skuadra e Brazilit pasi që është bërë subjekt i akuzave nga ish e dashura e tij, Gabriela Cavalin. Ky rast është duke u hetuar nga dy forca policore, ajo e Sao Paulos dhe e Manchester United – të cilat kanë konfirmuar se janë duke e hetuar rastin.

Antony ka mohuar se ka bërë ndonjë gabim, me akuzat që përfshin abuzimin fizik dhe mental kundër tij. Ai nuk do të luajë për skuadrën nga Premier Liga për një kohë tashmë, me Djajtë e Kuq që kanë lëshuar një deklaratë sonte.

“Manchester United ka pranuar se disa akuza janë bërë kundër Antonyt”, thuhet fillimisht në këtë deklaratë.

“Futbollistet të cilët nuk paraqiten në ndeshje me Kombëtaret, do t’i kthehen stërvitjeve të hënën. Megjithatë, ne kemi rënë dakord me Antonyn që ai ta shtyjë rikthimin e tij deri në një lajmërim të radhës në menyrë që të adresohen këto akuza”.

“Si klub, ne dënojmë aktet e dhunës dhe abuzimit. Ne e njohim rëndësinë e mbrojtjes së të gjithë atyre që janë involvuar në këtë situatë dhe pranojmë ndikimin që mund të kenë këto akuza te ata që kanë pësuar”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tyre.

“Kam rënë dakord me Manchester United që të mungojë për një periudhë derisa të adresohen të gjitha akuzat që me janë bërë mua”, thuhet në një deklaratë tjetër të Antonyt.

“Ky ishte një vendim i ndërsjellë për të shmangur shpërqendrimin tek shokët e mijë të skuadrës dhe polemikat e panevojshme që mund të bëhen në klub. Dëshiroj të ritheksoj se jam i pafajshëm për gjërat që akuzohem dhe do të bashkëpunoj me policinë për t’i ndihmuar ata që ta mësojnë të vërtetën. Mezi pres të kthehem dhe të luaj sa më shpejt”.

Antony ju bashkua Unitedit nga Ajaxi në verën e vitit 2022 dhe ka bërë 48 paraqitje për klubin duke shënuar vetëm tetë gola. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy