Atentati me një viktimë në Vlorë, Berisha: Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje, por Rama ka licensuar bandat për…

by Nexhat

Sali Berisha ka reaguar pas atentatit me një të vrarë në Vlorë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se “Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje, por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij”.

“Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41 vjeçari. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!

Të dashur miq,

mbrëmë u ekzektua nga dy vrasës 41 vjeçari.  Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur, dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën!

Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit.”

Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij”, shkruan Berisha.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy