Historia rrëqethëse e gruas nga Maroku: Katër fëmijët dhe burri im vdiqën, kam humbur gjithçka

by Nexhat

Një grua marokene nga një fshat në provincën e Chichau, pranë Marakeshit, humbi burrin dhe katër fëmijët e saj në tërmetin që goditi Marokun të premten.

“Burri im dhe katër fëmijët vdiqën në tërmetin shkatërrues. Unë mbeta vetëm pa asgjë”, tha nëna e pikëlluar për Channel 1 të Marokut,

banner

Më shumë se një 2 mijë njerëz humbën jetën dhe më shumë se 3 mijë tjerë u lënduan në një tërmet të fuqishëm me magnitudë 7.2 që goditi Marokun, njoftoi të shtunën Ministria e Brendshme e vendit.

Ndërkohë është bërë e ditur se në mesin e të lënduarve mbi 1 mijë janë në gjendje kritike. Rastet me vdekje nga tërmeti shkatërruar janë regjistruar në shumë rajone, përfshirë provinca Al Hauz dhe Marakesh, si dhe qytetet Ourzazate, Azilal, Chichau dhe Taroudant.

Po konsiderohet si tërmeti më i fuqishëm që goditi këtë vend në Afrikën e Veriut në 100 vitet e fundit, kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar për Gjeofizikë në Marok.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi pak pas orës 23:00, ishte 75 kilometra në juglindje të Marakeshit, në një thellësi prej 18.5 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në Algjerinë dhe Mauritaninë fqinje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy