Një hotel në Marrakesh që është në pronësi të superyllit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka ofruar strehë për viktimat e pastreha të tërmetit që ka ndodhur në Marok
Regjioni malor Atlas është goditur nga një termet 6.8 shkallë të premten.
Mbi 2000 persona kanë humbur jetën si rezultat i kësaj fatkeqësie natyrore, me shumë të tjerë që janë lënduar dhe janë të zhdukur.
Lionel Messi ishte njëri prej futbollisteve që ka ofruar ngushëllimet për rajonin, me Ronaldon që ka ofruar ndihmë kolektive për viktimat.
Sulmuesi Al – Nassr ka vënë hotelin e tij Pestana CR7 në Marrakesh për të gjithë ata që kërkojnë strehë.
Hoteli ka 174 dhoma dhe konsiderohet me cilësi të lartë luksi, por tani ai do të shërbejë si strehë për ata që kanë mbetur pa shtëpi.
Cristiano Ronaldo is providing shelter for those affected by the earthquake in Morocco.
— Africa Facts Zone (@AfricaFactsZone) September 9, 2023
He has made his Pestana CR7 Hotel in Marrakesh, Morocco available. pic.twitter.com/DMkHSXyLrS