Latifi: Sot Presidenca prodhoi dy lajme qesharake

by Nexhat

Profesori i filozofisë në Universitetin e Prishtinës (UP), Blerim Latifi, ka thënë se sot Zyra e Presidencës ka prodhuar dy lajme qesharake.

Filllimisht Latifi tha se ” një këshilltar i presidencës e paska akuzu Vuçiqin se si profiter lufte në vitin 1999 paska përfitu një banesë në Beograd”.

banner

”Çfarë goditje dërmuese diplomatike për Vuçiqin! Akuza të tilla do të kishin kuptim nëse do të bëheshin brenda luftës së brendshme partiake në Beograd, por të bëra nga një zyrtar kosovar, ato përbëjnë thjesht një hajgarallak të llojit të vetë”, ka thënë ai.

Më pas, për Latifin është qesharake mënyra sesi Vjosa Osmani e ka uruar Gjermaninë për shpalljen kampion bote në basketboll.

”Lajmi i dytë qesharak: Presidentja Osmani uron Gjermaninë për fitoren në basketboll kundër Serbisë.  Shpresoj që Ambasada gjermane në Prishtinë të mos e dërgoj urimin në Berlin, se do të qeshin me lot kur ta lexojnë, sepse atje nuk jetojnë me skemat tona ballkanike ku edhe fitoret sportive vlerësohen si ngjarje me ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka shkruar Latifi në Facebook, të dielën.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy