Jehona Lushaku Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se familjet e 97 984 nxënësve në Kosovë ende nuk kanë pranuar rimbursim për librat.
Për këtë ajo ka kritikuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, që sipas saj është pa vision.
”Fundjava mbaroi. Java e tretë e shtatorit fillon neser. Familjet e 97 984 nxënësve në Kosovë ende nuk kanë pranuar rimbursim për librat. Shumë të tjerë po përpëliten për t’i gjetur ato. Një përvojë vuajtjeje për prindërit e me kosto të lartë për shtetin. Nje qeverisje pa vizion; mu si muzgu-nga dita, drejt në terr“, ka shkruar ajo në Facebook.
Ministria e Arsimit po bën rimbursimin e teksteve shkollore, por ky proces nuk ka mbaruar akoma.