Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Shkup me homoogun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.
Në shkup pritet të zhvillohet takimi Brdo -Brione, mes presidentëve të shteteve të rajonit, ku po merr pjesë edhe Osmani.
Por, nga fotografitë e publikuara nga Osmani nuk shihet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Pjesëmarrja e tij është e diskutueshme.
Për këtë takim pos vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë edhe Kroacia dhe Sllovenia, Osmani ka thënë se mezi nuk pret që të diskutojë për hapat e përbashkët në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.
”Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe ecjen 🇽🇰 përpara në rrugën e tij euroatlantike”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut ruajnë raporte të mira ndër shtetërore si dy vende fqinje.
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1700945489955279261?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1700945489955279261%7Ctwgr%5E992d107bfb39ae509523bebc8477a7b75ee5f775%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpresidentet-e-rajonit-mblidhen-ne-shkup-per-takimin-brdo-brione-osmani-publikon-fotografi-vuciq-sshihet-aty%2F