Presidenti brazilian: Nuk do ta arrestojmë Putinin nëse vjen në samitin e G20

by Nexhat

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të arrestohet në Brazil, nëse vendosë të marrë pjesë në takimin e Grupit të 20-ës në Rio De Janeiro gjatë vitit të ardhshëm.

Në një intervistë të dhënë në prag të G20-ës në Delhi për Firstpost, Lula ka thënë se Putini do të ftohet në këtë ngjarje që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, duke shtuar se personalisht planifikon të marrë pjesë në takimin e bllokut të BRICS,

banner

“Mendoj se Putin lehtë mund të arrijë në Brazil. Ajo çfarë mund t’ju them se nëse jam president i Brazilit dhe ai të arrijë në këtë vend – nuk ka gjasa që të arrestohet”, tha Lula.

Ndërkohë Gjykata Ndërkombëtare të mars lëshoi urdhër-arrest për Putinin, duke e akuzuar për krime të luftës, depërtim ilegal të qindra fëmijëve nga Ukraina.

Në anën tjetër, Rusia ka mohuar se forcat e saj janë përfshirë në krime lufte dhe se nuk kanë kryer deportime të dhunshme të fëmijëve ukrainas.

Që nga ky urdhër-arrest, Putin ka shmangur shumë takime ku janë mbledhur liderët botërorë, kurse në G20 që po mbahet në Delhi nuk u duk fare – ku vendosi ta dërgojë ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy