Rriten çmimet e perimeve në Prishtinë, ankohen qytetarët

by Nexhat

Në Tregun Gjelbër në kryeqytetin e Kosovës, çmimet e prodhimeve bujqësore vendore janë ngritur dukshëm këto ditë.

Konsumatorët ankohen se këto çmime të larta dhe të përballueshme për shumë qytetarë. Në anën tjetër, tregtarët shprehën se rritja e çmimeve ka ndikuar shkaku i mungesës së perimeve në këtë vit dhe kërkesës nga blerësit.

banner

Sherife Vrella, pensioniste e cila kishte dalë në treg për furnizim me perime, thotë se çmimet e tyre nuk janë të përballueshme.

Vrella shton se çmimet janë të larta dhe sipas saj me pensionin që e merr në muaj e ka të vështirë për të mbijetuar.

“Nuk është e mirë për askënd, për konsumatorin, për blerësin nuk është e mirë, nuk kemi çka të bëjmë, me këto mjete me këto pensione duhet e mbijetuar se ne shqiptarët në rend të parë i kemi specat dhe perimet”, shtoi Vrella.

Për ngritjen e çmimeve të perimeve, konsumatori Ekrem Ismajli ka fajësuar institucionet e shtetit. Sipas tij, shteti po i mundëson tregtarëve të ngritin çmimet si të duan.

Ky blerës nga Prishtina, ka thënë po ashtu se mungesa e importit të perimeve i jep mundësinë edhe bujqve të ngritin çmimet.

“Janë duke u ngrite çmimet, prodhuesit vendor nuk po punojnë, ndihmë nga shteti nuk kanë, nuk është vendim i mirë, qysh me qenë vendim i mirë, shteti po punon shumë pak për bujqit. Duhet me punua më shumë, 03:25 Të ardhurat e vogla, tregtarët po e shfrytëzojnë rastin, kur nuk ka import tregtarët po ngritin çmimet, kështu edhe këta i kanë fajet pak, edhe shteti, krejt kapak”, tha Ismajli.

Ndërkaq, shitësi i perimeve, Beqir Avdiu tha po ashtu se kërkesa nga konsumatorët për të blerë perime është shumë e madhe, derisa shton se kanë shumë ankesa për çmimin e tyre.

“Ka kushtuar deri 1 euro kilogrami i specit, kurse sivjet është 1.30 euro, por jo shumë ashtu diçka 01:35 Ne njësoj, po them që furnizohemi nga vendi krejt janë prodhime vendore, te myshteriu është një dëm po mirë veç po gjejnë, nuk është keq. Janë shtrenjtuar specat është bërë si mish speci, andej këndej, kësi fjalë këto janë llafe të internetit. Në shtator kemi shumë punë, mirë se jemi tregtarë të vjetër që punojmë me turshi edhe shesim mjaftë. Ka interesim shumë, myshterinjtë janë të kënaqur, çdo mëngjes sjellim mall të freskët”, tha Avdiu.

Kurse, fermeri Enver Konjuhi që ka dalë në treg për t’i shitur prodhimet e tij bujqësore, tha se çmimi vendoset në bazë të konsumatorëve, derisa thekson se subvencionet po i ndihmojnë shumë.

“Ka pas vërshime të shiut, tokat nuk kanë mundur të punohen, tokat kane mbetur të thata, e vërtet që ka pas më pak perime, jo çmimi nuk është ngritur, varet prej konsumatori, vjen sa kanë të holla. Po punojmë me subvencione, komuna që po i bënë ose Ministria e Bujqësisë, po kanë leverdi, mos me qenë këto njerëzit nuk kanë llogari as me punua, nuk kanë mjete dhe të holla. Për bujqit është mundim, por duhet ka pak telashe, duhet shumë punë”, tregon tregtari Konjuhi.

Shitësi Avdiu tha se prodhuesit e perimeve kanë mungesë të këtyre produkteve nga të mbjellat e fundit dhe për këtë arsyeje çmimi i perimeve është ngritur.

“Ka sasi, por jo edhe aq shumë. Ka qenë shkaktare pak klima, këtë pranverë ka pas reshje të mëdha, dhe për arsye bujqit është dashur t’i mbjellin perimet dy-tre herë për me arrit me i plasuar në treg, në kohën e turshive. Kështu ka pas vështirësi, ata nuk kanë pasur prodhime dhe për këtë edhe çmimi është më i lartë. Ka prodhues që ia ka dëmtuar shiu krejt të mbjellat dhe nëse i ka pasur tre hektarë, tash nuk i ka as gjysmën e tyre”, tha Avdiu.

Edhe në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuar dy ditë më për është thënë se çmimi i perimeve është ngritur 28 për qind, si dhe i atyre për pemë me 11.4 për qind. /KP/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy