Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon dëshmin dëshmitarii Frederick Abrahams, zyrtar i OJQ-së ndërkombëtare “Human Rights Watch” (HRW), si dëshmitari i 22-të në këtë çështje.
E avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, i ka gjetur kontradikta në raportet e komunikatat e HRW-së.
Në njërin nga raportet flitet për një gjykim që kishte bërë nga UÇK-ja për ndalimin e dy gazetarëve, gjersa ata nuk ishin ende të ndaluar. Gazetarët serbë dyshoheshin për krime lufte në Bosnjë.
“Ky është njoftim për shtyp nga Human Rights Watch. Ka dalë më 1 nëntor 1998, 9 ditë para se të uleshit me Thaçin e Limajn dhe këtu flitet për gjykatën ushtarake. Këtu thuhet se gjykimi u krye më 30 shtator 1998. Thuhet se gjykimi është mbajtur më 30 shtator 1998. Ju e dini këtë sepse e keni vendosur në njoftim për shtyp. Ky njoftim ka informacion të plotë për një nga elementët më të rëndësishëm kur janë mbajtur të ndaluar këta persona”, ka thënë Kehoe, duke iu drejtuar Abrahamsit se “ju e dini që gjykimi nuk mund të jetë mbajtur më 30 shtator nëse këta persona sipas njoftimit tuaj janë deklaruar të humbur pas 18 tetorit”, ka theksuar Kehoe.