EL.AS ka nisur kërkimet për gjetjen e autorëve të ekzekutimit mafioz të gjashtë personave me origjinë shqiptare në Lutsë.
Që në momentin e parë, personat e Sigurimit të Atikës kanë shkuar në vendngjarje, kanë krijuar një perimetër rreth zonës dhe kanë mbledhur të paktën 25 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm.
Vlerësimet e para të Autoriteteve silleshin rreth dy versioneve: Një takim me vdekje ose një pritë.
Informacionet më të reja tregojnë se skenari më i mundshëm ka të bëjë me shlyerjen e llogarive për një rast të lidhur me drogën.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 18:00.
Mediet greke bëjnë me dije se është kërkuar bashkëpunimi i autoriteteve gjermane nëpërmjet Interpolit, pasi automjeti në të cilin udhëtonin viktimat ishte me targa gjermane dhe autoritetet greke kërkojnë që të zbardhet origjina e mjetit.
Policia është në kërkim të një motori dhe një mjeti, me të cilët dyshohet se janë arratisur autorët.
“Ata i kishin mbuluar trupat”
Një banor i zonës tha se dëgjoi një sërë të shtëna armësh: “Unë jetoj në rrugën më poshtë. Isha në kompjuter dhe dëgjova të shtëna të vazhdueshme, kështu që e dija se ishte një armë. Dëgjova disa herë “pop, pop, pop”. Dhe më pas, pasi mbaruan, filluan sërish, pra brenda pak sekondash, “pop – pop – pop”, dmth vazhduan pa pushim. Kjo, them, është padyshim një armë, sepse të hënën nuk bëhet fjalë për pagëzime, dasma apo ahengje. Isha i shqetësuar sepse është lagjja jonë këtu. Po them a ka ndodhur ndonjë gjë tragjike, dhunë në familje e të tilla. Kur dola pashë që kishtye ardhur policia dhe i kishte mbuluar kufomat.
“Ajo që pashë ishte e tmerrshme”
“Isha në shtëpi dhe papritmas dëgjova të shtëna. Mbi 100-150 të shtëna”, tha për “K” një tjetër banor i zonës.
Burri, i cili ishte i pari që njoftoi autoritetet, shton: “Në fillim mendova se po bëhej një dasmë. Dola jashtë, shkova për të parë saktësisht se çfarë po ndodhte dhe ajo që pashë ishte vërtet e tmerrshme. Pesë persona brenda makinës kanë vdekur dhe një jashtë. Kam thirrur policinë, kanë ardhur. Kjo është ajo që pashë dhe kjo është ajo që dëgjova. Rreth orës 6 pasdite.”
Βίντεο από το σημείο της δολοφονικής επίθεσης στη #Λούτσα – Οι πρώτες πληροφορίες κάνουν λόγο για έξι νεκρούς. pic.twitter.com/HFPgtskgHx
— Kathimerini_Web (@KathimeriniWeb) September 11, 2023
Një tjetër kalimtar ka deklaruar se “dëgjuam të shtënat, ishin breshëri, dola në vendngjarje”, për të shtuar se ngjarja e përgjakshme ka zgjatur një orë dhe se beson se ka pasur shkëmbim zjarri.
“Dëgjuam shumë të shtëna së bashku dhe pastaj gradualisht një nga një. Dëgjova të shtënat dhe pashë një motor të madh me një makinë të errët në rrugën Arionos”, dëshmoi një tjetër dëshmitar.
Thirrja fillestare në qendrën EKAB është bërë në orën 18:31, mbërritja në vendngjarje në orën 18:41, me një makinë dhe një njësi të lëvizshme mjekësore.
Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës.