Mirlind Daku ka shënuar golin e parë me fanellën e Shqipërisë, në ndeshjen e dytë me kuqezinjtë.
Sulmuesi gjilanas realizoi ndaj Polonisë vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua në fushë duke sjell një gëzim të jashtëzakonshëm në ‘Air Albania’ ku Shqipëria mori fitore 2-0.
Daku festoi duke hequr fanellën, derisa në shpindën e tij është një tatuazh i mrekullueshëm.
25-vjeçari ka tatuazh këmbën e komandantit legjendar Agim Ramadani pasi theu kufirin shqiptaro-shqiptar.
Aty shkruan edhe ‘Katana 138’, pseudonimi i Agim Ramadanit dhe numri 138 që simbolizon brigadën që ai udhëhiqte.
Mediat e ndryshme në Serbi kanë raportuar se UEFA duhet ta dënoj Dakun, por gjithsesi këto do të mbesin vetëm pretendime të tyre pasi shtëpia më e madhe e futbollit evropian nuk mund ta dënoj sulmuesin shqiptar.
Madje gazeta serbe ‘Blic.rs‘ ka shkruar se Daku pas golit zbuloi tatuazhin e komandantit Agim Ramadani që sipas tyre ka udhëhequr brigadën famëkeqe dhe terroriste të UÇK-së, por ata po harrojnë se terroristë dhe famëkeqe ka qenë vetëm ushtria e kriminelit Slobodan Milosevic që ka bërë krime në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.
Daku pas ndeshjes ka deklaruar se golin ia dedikon familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës të rënë për liri.
“Ia dedikoj familjes time, që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe gjithë dëshmorëve në Kosovë, që kanë dhënë gjithçka për atdheun dhe kanë kontribuuar që ne të mblidhemi nga të gjithë trevat dhe të luajmë me këtë fanellë”, ka thënë Daku.