Kuvendi miratoi emërimet e pesë ministrave të rinj

by Nexhat

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ndryshimet në qeveri. Deputetët votuan me shumicë votash dekretet e Presidentit për shkarkim dhe emërim të disa ministrave.

Kështu, Kuvendi miratoi me 95 vota pro dhe 1 kundër shkarkimin nga detyra të ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me 110 vota pro u miratua shkarkimi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

banner

Kuvendi miratoi me 99 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim shkarkimin e ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Gjithashtu u miratua me 107 vota pro, shkarkimi i ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca

Kuvendi miratoi me 102 vota pro dhe 4 kundër, shkarkimin e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

Kuvendi miratoi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër shkarkimin e ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 35 kundër emërimin e Arbian Mazniku si ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër emërimin e Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 33 kundër emërimin e Igli Hasani si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 1 abstenim dhe 35 kundër emërimin e Ogerta Manastirliu si ministre e Arsimit dhe Sportit.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 27 kundër emërimin e Anila Denaj si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Kuvendi miratoi me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër projektvendimin “Për lirimin nga detyra të Ervin Mete si kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.

Votimi për emërimin e ministrit të ri të Financave pritet të kryhet seancën e ardhshme.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy