Luis Rubiales jep dorëheqjen si president i Federatës Spanjolle të Futbollit

by Merita

 “Pas pezullimit të shpejtë nga FIFA, plus pjesën tjetër të procedurave të hapura kundër meje, është e qartë se nuk do të mund të kthehem në pozicionin tim”, shpjegon ai në një deklaratë. Rubiales largohet edhe nga posti i zëvendëspresidentit të FIFA-s

Presidenti i suspenduar i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales njofton dorëheqjen e tij, pas polemikave për puthjen në buzë të lojtares Jennifer Hermoso. Ai ia komunikoi këtë mbrëmje pasardhësit të tij në krye të RFEF Pedro Rocha.

banner

“Pas pezullimit të shpejtë të bërë nga FIFA, plus pjesën tjetër të proceseve të hapura kundër meje, është e qartë se nuk do të mund të kthehem në pozicionin tim – shpjegon Rubiales në një shënim. Këmbëngulja dhe mbajtja e pezullimit nuk do të kontribuojë në asgjë pozitive, as për Federatën dhe as për futbollin spanjoll. Ndër të tjera, sepse ka kompetenca që do të pengojnë rikthimin tim”.

Ish-futbollisti ishte në krye të Federatës së Futbollit që nga viti 2018. Dhe sot heq dorë edhe nga zëvendëspresidenti i FIFA-s.

Dorëheqja e parashikuar në orët e fundit në një intervistë për TalkTV: “Më duhet ta bëj sepse nuk mund të vazhdoj punën time. Këtë vendim e marr pasi sigurohem që largimi im do të kontribuojë në stabilitetin që do të na lejojë të sjellim Botërorin 2030 në vendin tonë”.

Pas disa javësh stuhi, ky është zhvillimi i ri dhe i pashmangshëm i skandalit që shpërtheu pas puthjes së shtypur në gojën e futbollistit të kombëtares Jennifer Hermoso.

Fillimisht Federata kërkoi falje për “sjelljen e papranueshme” të Rubiales, më pas shkarkimin e trajnerit të Kombëtares së femrave, Jorge Vilda, i cili kishte mbrojtur presidentin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy