Bukuroshja durresake, aktorja Olta Gixhari, vazhdon të ndajë me ndjekesit e saj momente nga pushimet verore.
Ylli i ekranit ka zgjedhur Toskanën për t’u relaksuar dhe natyrisht nuk kanë munguar as pozat bombastike.
Olta u shfaq atraktive me një stil të thjeshtë, kapele, bluzë të shkurtër dhe pantallona të gjera gri.
Me një makijazh të lehtë dhe flokët lëshuar sipër, aktorja duke në formë të mrekullueshme.
“E fundit për shtatorin”, ka shkruar Gixhari në mbishkrimin e imazheve që morën komente dhe pëlqime të shumta nga ana e fansave.
Olta mori vëmendje të madhe me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Ajo u konsiderua si rivali kryesor i fituesit të BBVA, Luiz Ejlli, me të cilin pas daljes nga shtëpia e famshme ka xhiruar një film.
Dyshja do të jenë protagonistë të filmit me titullin “Në Kuadër të Dashurisë, që pritet të shfaqet këtë vit.