Selena Gomez ndau arsyen e vërtetë të publikimit të Single Soon, vite pasi ajo kishte shkruar tashmë këngën. Gjatë një interviste me Pop Crush, Selena foli për këngën plot energji dhe kuptimin që qëndron pas saj pasi mund të “interpretohet në shumë mënyra të ndryshme”.
Aktorja e The Only Murders in the Building zbuloi se ajo e shkroi këngën gjashtë vjet më parë kur nuk ishte beqare. “Kënga u rikthye dhe u riprodhua. Tingëllon e mahnitshme dhe jam shumë krenare për të”, tha ajo.
Këngëtarja 31-vjeçare shtoi se “nuk ishte në vendin e duhur për të publikuar këngën”, dhe sinqerisht ndihet e lumtur që “ajo është beqare tash e pesë vjet”.
“Më në fund jam në një vend ku çdo gjë që më del përpara, thjesht do t’i shtohet jetës time – nuk do t’i heqë asgjë”, vazhdoi ajo.
Krijuesi i hitit Calm Down hodhi himnin e këngëve më 25 gusht, në të njëjtën ditë që Miley Cyrus publikoi këngën e saj të re Used to Be Young.
Selena aktualisht është duke punuar në albumin e saj të ardhshëm dhe duke filmuar serialin e saj të gatimit të quajtur Selena + Chef.