Shtëpia e Bardhë i kërkon Koresë së Veriut që të mos i japë armë Rusisë

by informim

Shtëpia e Bardhë i kërkon Koresë së Veriut që “të mos i ofrojë apo shesë armë Rusisë”, pasi Pheniani dhe Moska thanë të hënën se Kim Jong Un do të udhëtonte në Rusi me ftesë të Vladimir Putin.

“Siç e kemi paralajmëruar publikisht, diskutimet e armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut pritet të vazhdojnë gjatë udhëtimit të Kim Jong-Un në Rusi”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson në përgjigje të njoftimit të Rusisë dhe Koresë së Veriut.

banner

“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veritu që të respektojë angazhimet publike që Pheniani ka marrë për të mos ofruar apo shitur armë Rusisë.”, shtoi ajo.

Vetëm javën e kaluar, SHBA paralajmëroi se Kim Jong Un mund të udhëtojë në Rusi për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për t’i ofruar armë vendit ndërsa ai zhvillon luftën e tij në Ukrainë dhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se negociatat e armëve midis dy vendeve “po përparojnë në mënyrë aktive”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy