Zemaj: Qeveria e ka shkelur Kushtetutën 4 herë, s’dihet nëse i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se pozita nuk ka disponim që të mbahen seancat e Kuvendit

Sipas tij, Qeveri e ka shkelur që katër herë Kushtetutën dhe po e dëmton vendin me vendimet e marra. Ai madje ka thënë se në seancën e radhës do të inicojnë formimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore.

banner

“Kërkesa e LDK bashkangjitur edhe 41 deputet të Kuvendit për formimin e Komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore do të jetë një  temë e veçantë në seancë 21 shtatorit të këtij viti. Pozita nuk ka disponimi për seanca kuvendore”.

“Me një fjalë kjo është pjesa kryesore që dëmton demokracinë. Nuk është për t’u çuditur. Qeveria që katër herë e ka shkelur Kushtetutën gjatë kësaj periudhe. Do të ketë debat për formimi e këtij Komisioni dhe do të qartësohen procedurat. Ne do të jemi kogja koshient në këtë sezionin vjeshtor për temat që janë të rëndësisë së veçantë”, tha ai.

Zemaj tha se LDK do ta vlerësojë sjelljen e Qeverisë dhe pastaj do të vendos nëse do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai tha se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel nuk kanë pritje për Kosovën, sipas tij, deri sa nuk ka biseda për njohje reciproke kjo është vetëm një gracë e presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, raporton EO.

“Ju e dini që LDK ka përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka përkrahur ato sa për sy e faqe. Marrëveshjet tjera atëherë kur nuk e kanë marr votën e LDK ka qenë për shkak të sjelljes së kësaj Qeverie. Karshi kësaj sjellje do të jenë edhe vendimet”.

“Nuk mendoj që as ne të kemi pritje mendoj që shpërfaqja e atyre incizimeve e ka treguar edhe procesin e dialogut. Deri sa nuk ka bisedë për njohje reciproke kjo është vetëm një lojë në grackën e Vuçiqi ku po shihet se Serbia është e favorizuar e Kosova në sanksione”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy