Intervistimi i Remit në Qendrën e EULEX, Avokati Qerkini: S’ka ndodhur kështu në orët e vona

by Nexhat

Pasi Rrustem Mustafa, i njohur si ish-komandat Remi, u mor në pyetje nga EULEX, në një lidhje direkte foli edhe avokati i familjes Fazliu, Artan Qerkini. Ai u shpreh në “Pressing” se është i bindur se në banesën e tyre nuk është gjetur asgjë me relevancë, ndërsa për rastin e ish-komandat Remit tha se nuk ka ndodhur që dikush të merret në pyetje kështu në orët e vona.

Avokati Qerkini u shpreh se Gjykata duhet të jetë e kujdesshme kur urdhëron bastisje, “sepse cënohet privatësia dhe këto janë të drejta të garantuara me Kushtetutën e Rëpublikës së Kosovës”.

banner

“Sot isha i angazhuar me bastisjen që ndodhi ditën e sotme në familjen Fazliu, banesa u bastis dhe lidhur me këtë çështje jam prononcuar. Jam i bindur se ata nuk kanë gjetur asgjë me relevancë në lidhje me proceduart që janë duke u zhvilluar”, tha ai.

Avokati tha se Fazliu “Asnjëherë nuk është marrë në pyetje në Dhomat e Specializuara, në cilësinë e personit të dyshuar dhe veprimi i parë është kjo bastisje”.

Ndërsa për rastin e ish-komandat Remit, tha se nuk ka ndodh që intervistimi të bëhet vonë.

“Kam pas raste kur një person është ftuar për intervistim pasi i është konfiskuar telefoni, ka pas një rast të tillë me pervojën time me dhomat e specializuara. Mirëpo nuk ka ndodh kështu në orët e vona.Sipas rregullores bastisja ndalohet të realizohet nga ora 22:00 dëri në orën 05:00 të mëngjesit, mund të lejohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, sic pe shoh z.Mustafa është ftuar në orën 20:00”.

Remi është mbajtur në EULEX më shumë se një orë, ai tashmë është liruar, ndërsa ka deklaruar se i është marrë telefoni.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy