Ishin në muajin e mjaltit, çifti francez vdes nga tërmeti ne Marok

by engel

Ata janë Younass dhe Samira, një çift i ri në muajin e mjaltit në Marrakesh, dy nga 4 viktimat franceze të tërmetit në Marok. Historia e tyre dhe imazhet e fundit po qarkullojnë në mediat dhe rrjetet sociale franceze.

Younass Boukhtam, 26 vjeç dhe Samira Ghanmi, 20 vjeçe, me banim në Meaux, disa kilometra larg Parisit, sapo ishin martuar dhe ishin nisur për në Marrakesh. Tani, në vendin ku duhet të kishin festuar lumturinë e tyre, ata janë varrosur.

banner

Dje, ceremonia mortore në xhaminë Al Badr, në Meaux, të cilën e frekuentonin Younass dhe Samira, ku ishin besimtare dhe vullnetarë, mblodhi të gjithë familjarët dhe miqtë e tyre.

“Goditja e parë – thotë Radoine Khorchi, president i Shoqatës Islamike që menaxhon xhamine – ishte lajmërimi për tërmetin. Kur e morëm vesh, filluam të përpiqemi t’i kontaktojmë për të marre lajme nga ata. Shpresuam deri në fund”.

Telefoni i Samirës – thotë Khorchi – u gjeolokalizua të shtunën në një vend pranë Marrakeshit ku ka vetëm rrënoja. Trupat e çiftit u nxorrën jashtë disa orë më vonë. Familjarët e afërt u nisën menjëherë për në Marok. Të dy viktimat dhe familjet e tyre ishin me origjinë nga Oujda, në lindje të vendit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy