33
Lideri i Kores së Veriut, Kim Jong Un, ka arritur në Rusi.
Kim u largua nga treni i tij në stacionin kufitar të Khasan për të takuar përfaqësuesit rusë të martën në mëngjes, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të paidentifikuar.
Ajo që dihet deri tani, është se Kim është pritur me një lloj ceremonie në stacionin kufitar.
Destinacioni i tij është qyteti port i Vladivostok, ku presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti dje për një forum ekonomik.
Kohët e fundit është raportuar se Rusia do të blejë armë nga shteti komunist.