Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka pritur sot në takim komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it-Perëndim, kolonelin Gabriele Vacca.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Istogut me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Ky takim kishte karakter njoftues por nuk përjashtua diskutimi për rrjedhën e punëve në Komunën e Istogut, fazat e projekteve që janë në shqyrtim dhe të atyre drejtë finalizimit, e me theks të veçantë u diskutua për sigurinë në Komunën e Istogut”, vazhdon njoftimi.
Kryetari Ferati e Koloneli Vacca, kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Komunës së Istogut dhe KFOR-it, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm.