Kubilay Turkyilmaz është një nga legjendat e Zvicrës në futboll, ndërsa aktualisht punon si analist për gazetën zvicerane “Blick”, ku shkruan për ndeshjet e përfaqësueses ku ka shkëlqyer dikur.
Ish sulmuesi Turkyilmaz është i bindur se paraqitja e dobët e Zvicrës ndaj Kosovës nuk duhet të kaloj pa pasoja, duke shtuar se Granit Xhakës duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit, ndërsa Xherdan Shaqiri e Fabian Schar duhet të përjashtohen për ndeshjen ndaj Andorrës.

Ai ka thënë se Shaqiri e Schar mund të zëvendësohen lehtësisht nga Dan Ndoye e Cedric Zesiger për ndeshjet me Andorrën.
Turkyilmaz thotë se sa herë që Zvicra luan kundër Kosovës apo Serbisë krijohen drama.
“Në përgjithësi, sa herë që luajmë kundër Serbisë apo Kosovës, krijohet dramë përreth Shaqirit dhe kapitenit Granit Xhaka. Njëri e mbanë dorën në zemër gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe nuk bën asgjë në fushë. Ndërsa, tjetri, shkëlqen vetëm në kritikat pas ndeshjes”.