Mitrovica së shpejti me shesh të ri

by Merita

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari Arian Tahiri, drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava, dhe drejtori i DPU-së, Edison Tërnava inspektuan dje punimet për rregullimin dhe përmirësimin e sheshit të qytetit të Mitrovicës.


Ky projekt synon të bëjë Mitrovicën më të bukur dhe më funksionale me një fokus të veçantë në ndriçimin dhe gjelbërimin e sheshit, duke shtuar hapësira të reja për pushim dhe relaksim.

Kryetari Hamza, ka thënë se ky është një angazhim i madh për të ndërtuar një Mitrovicë më të bukur për të gjithë qytetarët, dhe se punimet janë shfaqje e përkushtimit të tyre për të arritur këtë qëllim.

Ndërsa nënkryetari Tahiri ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qyteti më të modernizuar dhe më të pranueshëm për të gjithë komunitetin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy