Muhaxheri ia kthen ashpër Mihalit të VV-së: Mendësia e byrosë së Ramiz Alizë erdhi në Kosovë

by Nexhat

Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka reaguar Dejona Mihalit të Lëvizjes Vetëvendosje e cila kishte ironizuar me “Rrugën e Re” të LDK-së.

Muhaxheri ka thënë se mendësia e Mihalit është sikur ajo e Ramiz Alisë së Shqipërisë.

Sipas tij, kjo është frymë marksiste-leniniste i kishte bërë shumë dëme Shqipërisë së viteve të 90’ta.

”Kjo mendësi që na ka ardhur prej Shqipërisë, kjo zoja është mendësi e një regjimi që Shqipërinë e ka dërguar buzë katastrofës viteve 90’ta. Unë e kujtoj që gjeneratat nuk munden me kujtu kohën e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë“.

”Kjo mendësi që nuk mundet me kuptu që Kosova është çliru edhe falë miqve ndërkombëtarë, e jo për shkak të mendësisë së kohës së Ramiz Alisë“, ka thënë Muhaxheri në Pressing të T7.

Ai ka thënë se mendësia e Mihalit ka bërë që Kosova të ketë sanksione nga Bashkimi Evropian

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy