Muhaxheri ia “shuan” shpresat Avdullah Hotit: E kemi zgjidhur problemin e liderit të LDK-së për 15 vite

by Nexhat

Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se kjo parti e ka zgjidhur çështjen e liderit, duke thënë se ai është Lumir Abdixhiku.

Madje ai në Pressing të T7 ka thënë se për 15 vjet, LDK-ja nuk do ta ketë problemin e liderit.

banner

Sipas tij, Avdullah Hoti është figurë e respektueshme, i cili ka lënë të hapur kandidimin për të parin e LDK-së në zgjedhjet e brendshme. Por Muhaxheri nuk e sheh në krye të kësaj partie.

Por Muhaxheri thotë se puna e Abdixhikut ka dëshmuar se ai duhet të jetë lider i pakontestuar për një kohë të gjatë.

”Hoti është një prej figurave të rëndësishme të LDK-së, sidomos kohëve të fundit. Një njeri që ka kontribu shumë”, tha fillimisht Muhaxheri.

”Unë besoj që e kemi zgjedhur problemin e liderit për 15 vjet, këtë problem të liderit e ka të kryer, nuk besoj që do të ketë garë brenda partisë që mundet me rreziku Abdixhikun”.

”Unë mendoj që është e natyrshme me pas ambicie, kisha mujt me pas edhe unë, siç ka pasur edhe Lutfi Haziri. Por unë mendoj se ka me pas një konsensus që Abdixhiku do të jetë lider i pakontestueshëm për një kohë të gjatë”, ka deklaruar kryetari i Pejës nga radhët e LDK-së.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy