Në dy raste të ndara Policia e Kosovës parandalon dhe zbulon mallra të kontrabanduara

by Nexhat

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti Task Forcë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Si rezultat i këtyre kontrolleve me datën 11.09.2023, në dy raste të ndara është parandaluar dhe është zbuluar kontrabandimi me mallra.

banner

Rasti 1

Pas pranimit të  informatave për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar  Serbi-Kosovë, njësiti Task Forcë ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, ku në zonën e Kamenicës është  ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore, i cili është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës,  ku  drejtues ishte personi  R. M., 1988 mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit  në automjetin e tij i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Rasti 2

Në rrugën Stublinē – Dobërqan automjeti Tauran, me targa serbe, i cili dyshohet se kishte hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës, në përpjekje per t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes humb kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga.

Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari me iniciale F. M.  mashkull, shtetas  i Serbisë, në automjet kishte pasur të ngarkuara pajisje të ndryshme të kontrabanduara, ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro. 

Lidhur me rastet të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kujdestar , malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme që parashihen për raste të tilla.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy