“Ne nuk jemi thjesht tifozë, jemi pasardhësit e një historie të lavdishme”, TKZ: Jemi komb i bashkuar

by Nexhat

Në ndeshjen ndaj Polonisë edhe njëherë tjetër grupimi “Tifozat Kuq e Zi” tregoi mbështetjen maskimale. Por edhe në Pragë ndaj Çekisë, ata ishin të shumtë në numër dhe për 90 minuta nuk rreshtën së brohorituri për kuqezinjtë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, TKZ shkruan se ata nuk janë thjesht tifozë, por pasardhësit e një historie të lavdishme dhe një familje.

“Me mijëra kilometra të përshkuara nga anëtarët brenda vetëm 4 ditësh tregojnë jo vetëm pasionin dhe ndjenjën e thellë që kemi për tokën dhe kombin tonë, por edhe vullnetin e palëkundur për të bashkuar forcat për dashurinë e vetme, atë të Shqipërisë!

Kur shohim mijëra shqiptarë nga çdo cep i botës që janë mbledhur me qëllimin e vetëm për të përkrahur dhe ngritur lart flamurin tonë, kuptojmë se jemi një komb i bashkuar dhe i palëkundur.

Ne nuk jemi thjesht tifozë, jemi pasardhësit e një historie të lavdishme dhe një familje! Ne jemi Tifozat e Kuq e Zi” – shkruhet në postimin e tifogrupit më të madh në mbështetje të Kombëtares shqiptare.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy