Pas 9 ditësh, eksploruesi amerikan nxirret nga shpella e thellë në Turqi

by Merita

Brohorima dhe duartrokitje, shoqëruan momentin kur një qytetar amerikan, i bllokuar për 9 ditë në shpellën e tretë më të thellë të Turqisë, u nxor shëndoshë e mirë nga grupet e shpëtimit. Më shumë se 150 persona u mobilizuan në përpjekjet për të shpëtuar eksploruesin e Mark Dickey, në atë që organizatorët e cilësuan si një prej operacioneve më të mëdha dhe më të ndërlikuara të kërkimit nëntokësor.

Pamjet tregojnë Dickey, teksa ngrihet me litar dhe shoqërohet te një tendë mjekësore për kontrolle.

banner

“Është e mrekullueshme të jem mbi tokë sërish. Kam qenë nëntokë më shumë se kurrë më parë dhe më një problem të papritur shëndetësor”, tha Mark Dickey.

Eksploruesi amerikan po bashkëdrejtonte një grup përgjatë një kalimi të ri në shpellën Morca, në 1 mijë metra thellësi, kur u sëmur për shkak të një hemoragjie në stomak. Gjendja e tij u përmirësua pas një transfuzioni gjaku, dhe më vonë, u lidh në barrelë duke u ngjitur me ngadalë drejt sipërfaqes së tokës.

Operacioni delikat përfshiu kalimin përmes tuneleve të ngushta, ndërsa lëndë shpërthyese u përdorën në pikat më të vështira.

Dickey tha se kishte menduar se nuk do të mbijetonte…“Mendimi i vetëm që më kalonte në kokë, ishte: A do të jetoj?”. Në operacion u përfshinë edhe grupe shpëtimi nga vende të tjera, përfshirë Kroacinë dhe Hungarinë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy