Paul Pogba rezultoi pozitiv me testosteron pas një testi doping në ndeshjen e parë të kampionatit, kur Juventus luajti jashtë në Dacia Arena kundër Udineses.

Presidenti i komisionit federal antidoping të FIGC, Giuseppe Capua foli për Asnkronos Salute.
Gjate intervistes ai u fokusua në pozitivitetin e testosteronit të Paul Pogba, i pezulluar së fundmi si masë paraprake nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping.
Këto janë fjalët e tij:
“Sistemi i kontrollit funksionon, laboratori ynë antidoping është më i miri nga të gjithë, ndaj është e pamundur të ketë bërë ndonjë gabim. Megjithatë, shpresoj që çështja që ka të bëjë me Paul Pogba të sqarohet sa më shpejt që të jetë e mundur në interes të lojtarit”.