Banorët e fshatit Sopanicë të Kaçanikut janë duke kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit me protestë në lumin Lepenc.

Gjatë protestës, disa nga protestuesit kanë tentuar që të sulmojnë drejtuesin e ekskavatorit.
Rastin për Klankosova, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për Policinë e Kosovës, Kanun Veseli, i cili theksoi se situata është nën kontroll.
“Gjatë zhvillimit të protestës, disa nga protestuesit kanë tentuar të sulmojnë drejtuesin e ekavatorit të kompanisë ndërtuese, mirëpo kanë intervenuar policia, situata është nën kontroll dhe po merren veprimet policore”, u shpreh Veseli.
Përndryshe, 20 banorë të asaj ane kanë dalë që të protestojnë kundër ndërtimit të këtij hidrocentrali. /Klankosova.tv.