Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit kanë shkëputur kontratat me tri kompani, që ai i ka cilësuar si të papërgjegjshme, e që thotë se nuk i kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara,
Sipas Ramës, këto kompani nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse
Ai ka bërë me dije se të njëjtave do t’u konfiskohet sigurimi i ekzekuti9mit të punimeve që arrin vlerën 10 përqind të shumës së projektit.
“Nuk do të tolererojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit. Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, thuhet në postimin e tij.