Rritet numri i turistëve në Kosovë, Sogojeva thotë se duhet bërë më shumë për promovimin e vendit

by informim

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka folur rreth sezonit verorë në Kosovë, për diasporën si dhe për mungesën e punëtoreve në sektorin e hotelerisë.

Sogojeva deklaroi se këtë vit sezoni ka filluar më vonë, ndërsa bëri të ditur se ka pasur rritje të turizmit.

banner

“Ka qenë një verë e bujshme, sipas të dhënave që kemi nga terreni ku Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka shtrirje në shtatë regjione, sipas informatave që kemi në një farë forme sivjet ka filluar më vonë ardhja e mërgimtarëve për shkak të pengesave apo problemeve që patëm në veri”, theksoi ai.

Duke folur për diasporën, Sogojeva tha se pavarësisht që ata kalojnë disa ditë nga pushimet e tyre në bregdeti, prapë së prapë ata një javë e kalojnë në Kosovë dhe se kjo është diçka shumë pozitive.

“Por, fatmirësisht në bazë të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i turistëve është diku mbi 30%, dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën, që pavarësisht problemeve, kemi një ngritje. Kosova po është destinacion i kërkuar për qytetarët e jashtëm. Në korrik kemi 65% rritje të turistëve”, pohoi ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy