Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë.
Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur,. Ai, ka nisur të dëshmojë dje, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve, do të vazhdojë edhe sot me dëshminë e tij. Ky dëshmitar ka dëshmuar me video-lidhje dhe me masa mbrojtëse, raporton RTKlive.
Pjesa më e madhe e dëshmisë së tij edhe sot pritet të jetë e mbyllur për publikun.
Dje po ashtu, dëshmitari Frederick Abrahams e ka përfunduar dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së. Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, i ka gjetur kontradikta në raportet e komunikatat e HRW-së. Në njërin nga raportet flitet për një gjykim që kishte bërë nga UÇK-ja për ndalimin e dy gazetarëve, gjersa ata nuk ishin ende të ndaluar. Gazetarët serbë dyshoheshin për krime lufte në Bosnjë.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.
Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.