Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Rumanisë para përballjes së sotme – Dardanët më të vlefshëm

by Nexhat

Përfaqësuesja e Kosovës është më e vlefshme sesa ajo e Rumanisë thuajse sipas vlerave të lojtarëve të skuadrave të ftuara për këtë ndeshje.

Kosova është mysafire e Rumanisë në takimin e vlefshëm kualifikues për Euro 2024, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Arena Nationale’ nga ora 20:45.

banner

Të dy ekipet janë thuajse të kompletuara dhe me shumë lojtarë të njohur pjesë e formacioneve dhe ekipeve në përgjithësi.

Por, cila përfaqësuese e ka ekipin më të vlefshëm?

Sipas vlerave zyrtare në faqen e specializuar të statistikave dhe transferimeve Transfermarkt, Kosova vlen për disa miliona më shumë se Rumania.

Ekipi i Kosovës i përbërë nga 27 lojtarë ka një vlerë tregu prej 98.40 milionë eurosh.

Lojtari më i vlefshëm në ekipin e përzgjedhësit Primoz Gliha është Amir Rrahmani i Napolit me vlerë 25 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm në ekipin e përzgjedhësit Primoz Gliha është Amir Rrahmani i Napolit me vlerë 25 milionë euro.

Në anën tjetër, ekipi i Rumanisë se Edward Iordanescu i përbërë nga 26 lojtarë ka një vlerë tregu prej 76.55 milionë eurosh.

Lojtarët më të vlefshëm të rumunëve janë Razvan Marin dhe Radu Dragusin, me vlerë tetë milionë euro. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy