Arrestohet për ‘marrje ryshfeti’ nënpunësi i Qendrës së Regjistrimit Civil në Deçan

by informim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar H.I., nënpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil në Deçan.

Ai dyshohet se gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar rreth 1800 euro nga J.J, i cili është nga Deçani dhe jeton në Zvicër, me qëllim që të njëjtin ta regjistrojë në sistemin e gjendjescivile në Deçan.

banner

Po ashtu në fund të muajit gusht 2023, në Facebook është publikuar edhe një pretendim se I dyshuari, në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me qytetarin H.E., i cili jeton në Gjermani.

Mbi bazën e këtyre dëshmive e pretendimeve, është krijuar dyshimi se H. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale: ‘marrja e ryshfetit’

Sot, i dyshuari është arrestuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy