69
‘Viktimat mund të jenë më shumë se 5000’
Nënkryetari i bashkisë së Derna, Ahmed Madroud tha se mirëmbajtja e digave të qytetit u ndal në vitin 2002 dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet do të ishin të vështira për t’u riparuar.
Ky lajm është publikuar nga Al Jazeera ne faqen e saj të internetit.
“Digat nuk janë kontrolluar që nga viti 2002 dhe nuk janë shumë të larta,” tha ai.
Sipas Madroud, diga e parë që u shemb ishte vetëm 70 metra.
Sapo uji ta kalonte të parën, ai do të grumbullohej tek e dyta dhe do të bënte presion duke shkaktuar shembjen e saj.