I konfiskohet telefoni vëllait të Salih Mustafës, flet avokati i tij

by Nexhat

Vëllait të Salih Mustafës (Calit), Arben Mustafës i është konfiskuar telefoni me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Kjo është bërë nga ana e zyrtarëve të EULEX-it.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala.

banner

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it.  Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”.

Sipas tij, “ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe ka dënuar Salih Mustafën me 26 vite burgim për krime lufte.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy