iPhone 12 tërhiqet nga tregu në Francë, shkak rrezatimi i tepërt elektromagnetik

by Merita

Qeveria franceze njoftoi të mërkurën se do të ndalojë shitjet e iPhone 12 të Apple, duke përmendur shqetësimet për pajisjen që lëshon rrezatim të tepërt elektromagnetik.

Autoriteti rregullator francez përgjegjës për mbikëqyrjen e frekuencave radio, ANFR, i ka bërë gjithashtu thirrje Apple që të adresojë këtë çështje në telefonat ekzistues. Kjo lëvizje ka shkaktuar një përplasje të dukshme mes gjigantit të teknologjisë dhe autoriteteve franceze.

Autoriteti gjithashtu i kërkon Apple që “të miratojë të gjitha mjetet e disponueshme për të korrigjuar shpejt këtë mosfunksionim” në pajisjet e shitura tashmë, nën ndëshkimin e tërheqjes së tyre, specifikohet në një deklaratë për shtyp dërguar AFP-së të martën në mbrëmje.

“Kam besim në ndjenjën e përgjegjësisë së kompanisë në respektimin e rregullave tona. Misioni im është t’i zbatojë ato. Nëse nuk e bën, unë jam gati të urdhëroj tërheqjen e iPhone 12 në qarkullim”, tha ministri francez i dixhitalit, Jean-Noël Barrot në një intervistë për Le Parisien.

Ai specifikoi se për të sjellë smartfonin në standarde “do të mjaftonte një përditësim i thjeshtë i softuerit”.

Apple ka 15 ditë për ta përmbushur.

Konkretisht, sipas agjencisë franceze, iPhone 12 tejkalon vlerën kufi rregullator që korrespondon me energjinë që mund të thithet nga trupi i njeriut kur telefoni mbahet në dorë me 1.74 W për kilogram (W/kg). I kontaktuar nga AFP, Apple siguroi se iPhone 12 është i certifikuar si në përputhje me standardet e përcaktuara në mbarë botën nga organizata të shumta ndërkombëtare.

Gjigandi kalifornian tha se i ka ofruar Anfr rezultatet e studimeve të pavarura laboratorike të kryera nga palë të treta për të demonstruar se pajisjet e tij përmbushin standardet dhe synon të kundërshtojë gjetjet e agjencisë. (AN SA-AFP).

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy