Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në një përgjigje për RTV21, tha se largimi i 4 kryetarëve në komunat veriore përmes udhëzimit administrativ është një manovër politike e cila nuk do të kryej punë.
Sipas tij përveç tejkalimit të kompetencave ligjore nga ana e ministrit nëse bëhet një gjë e tillë do të marrë kohë deri në 6 muaj. Ndonëse sipas Kryeziut çështje e peticionit nuk është provuar më herët për shkak se asnjë kryetar nuk ka bërë ndonjë shkelje ligjore apo kushtetuese dhe e njëjta gjë vlenë edhe për kryetarët në Veri.
“Është ndoshta një manovrim politik sepse merr shumë kohë dhe kjo nuk mund te kryhet brenda 6 muajve është shkurti eventualisht deri në mars, 6 muaj merr kohë dhe këto i njeh mirë KQZ, dhe ajo e dinë që nuk është dasht të nxjerrë udhëzimin administrativ, dhe ata e dijnë që nuk ka rezultate, peticioni është një lloj kërkese apo ankese se pse duhet shkarkuar kryetari, edhe në veri 4 kryetarët për t’u larguar duhet të kenë arsye, sepse ai peticion duhet të shkojë tek asambleja sepse edhe peticioni duhet arsyetim dhe 4 kryetarët kanë karakter ligjor sepse nuk e kanë shkelë as ligjin, as rregulloren e as Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.
Ai tha se rruga më e lehtë është që kryetarët të dorëhiqen.
“Udhëzimi administrativ nuk ka qenë i nevojshëm sepse kjo është i rregulluar mbi ligjin për vetëqeverisje lokale, mendimi im ështe dhe ka qenë dhe do të mbetet se kryetaret duhet të japin dorëheqje dhe ta kapërcejnë vetëveten dhe për hirë te çështjeve të cilat do të vijnë pastaj dhe do të ishim ardhë më lehtë deri te zgjedhjet, nëse ata japin dorëheqje, ata mund ta vazhdojnë punën ai ushtrues detyre dhe nëse serbët nuk dalin në zgjedhje që është një pikëpyetje e madhe, atëhere ata mund ta vazhdojnë deri në zgjedhje të rregullta për komunat në Kosovë, pra kryetarët për hirë të Kosovës duhet të japin dorëheqje, për shkak të zhbllokimit të situatës dhe me këtë udhzimin administrativ bllokohet situata”, tha ai.