Juventusi ia suspendon pagën Pogbës

by Nexhat

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi tashmë ka ngrirë pagën e Paul Pogbas ku do të kursejë rreth 30 milionë euro nëse francezi shpallet i fajshëm për doping, duke hapur rrugën që atij ti shkëputet edhe kontrata

Pogba u pezullua paraprakisht të hënën pasi që kishte dështuar në një test dopingu më 20 gusht pas ndeshjes Udinese – Juventus, ndeshje kjo e Serie A ku ai qëndroi në bankinë gjatë tërë ndeshjes.

banner

Sipas edicionit të gazetës së shtypur, La Gazzetta dello Sport (faqe 12), Juventusi tashmë ka ngrirë pagën e mesfushorit, pasi që – shkaku i pezullimit të tij – ai nuk mund të stërvitet me tërë skuadrën.

Neni 5.5 i Marrëveshjes Kolektive të Federatës së Futbollistëve të Italisë, klubeve i lejohet që ta ndalin pagesën e futbollistëve nëse ata janë të suspenduar, qoftë edhe paraprakisht pas një testi të dështuar të dopingut.

Sipas Republlicas, megjithatë, Marrëveshja Kolektive thekson se futbollistët e suspenduar duhet ta marrin pagën minimale prej 42 177 euro në vit, apo rreth 2000 euro në muaj. 

Mirëpo, për Pogban mund të këtë pasoja edhe më të rënda pasi që Juventusi mund ta shkëput kontratën e tij prej tetë milionë euro në vit nëse analizat e radhës dalin pozitive dhe nëse gjykata e sportit e gjen francezin fajtor.

Siç raporton Gazzeta, Pogba ka luajtur vetëm 213 minuta prej që është rikthyer në Torino, kështu që Juventusi ka paguar 40 000 euro neto për çdo minuta që ai ka luajtur këto dy vite prej që u rikthye nga Manchester United.

Nëse Juventusi e prish kontratën e tij, ata do të shpëtonin rreth 30 milionë euro. Kontrata e tanishme e Pogbas me Juventus skadon më 2026. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy