Komandant Remi dhe përballjet e tij me drejtësinë

by Nexhat

Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi është intervistuar edhe njëherë nga Gjykata Speciale, një natë më parë, me ç’rast është shoqëruar në bazën e EULEX në Fushë Kosovë, ku i është konfiskuar telefoni dhe më pas është liruar, por historia e tij e përballjeve me drejtësinë është e gjatë. Në OVL UÇK kritikojnë qasjen e Speciales

Remi ishte dënuar nga gjyqtarët e UNMIK-ut në vitin 2003, me 17 vjet burgim për krime lufte.  Bashkë me të, ishin dënuar edhe Nazif Mehmeti me 13 vjet, Latif Gashi 10 vjet dhe Naim Kadriu-Lumi 5 vjet me heqje lirie, i cili kishte vdekur në një aksident komunikacioni.

Por, këtë vendim e kishte prish Gjykata Supreme e Kosovës, në vitin 2005 duke e kthyer atë në rigjykim.

Procesi më pas kishte zgjatur deri në vitin 2013 kur Remi ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për torturimin e të burgosurve të luftës bashkë me Latif Gashin dhe Nazmi Mehmetin.

Në këtë vendim, “Remi” ishte dënuar me katër vjet burgim. Ky vendim atëbotë ishte apeluar në Gjykatën e Apelit, ndërsa në një vendim të vitit 2015, shkalla e dytë e kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore.

Ata u shpallën fajtorë nën akuzat se kishin abuzuar fizikisht me civilët shqiptarë të Kosovës që pretendohej se mbaheshin të mbyllur në një qendër burgimi të UÇK-së në Llapashticë.

“Remi” ishte liruar me kusht më 14 korrik të vitit 2016.

Pas kësaj me themelimin e Gjykatës Speciale, kishin filluar edhe intervistimet nga atje.

Nga Janari 2019 janë intervistuar më shumë se 200 persona, përfshirë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, kryetarë komunash e qytetarë të thjeshtë.

I pari që kishte marrë ftesën për t’u intervistuar ishte komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Ai kishte marrë ftesë në dhjetor të vitit 2018 kurse ishte intervistuar në janar të vitit 2019.

Por kjo nuk ishte hera e fundit që Remi pati përballje me Specialen.

Po këtë vit, më  korrik të 2023-ës , Komandant Remi u ftua si dëshmitar në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ku u përgjigj për ditë me radhë para Dhomave të Specializuara.

E fundit ishte një natë më parë.  Komandant Remit në orët e vona, iu paraqiten edhe një herë hetuesit e Gjykatës Speciale, për ta dërguar në bazën e EULEXIT në Fushë Kosovë, ku sipas deklaratës së tij, i kishin konfiskuar telefonin dhe pas një kontrolle ishte liruar sërish.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy