Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në Pressing të T7 për disa suksese të Qeverisë Kurti.
Ajo thotë se për herë të parë papunësia është nën 12 për qind, ndërkaq janë mbi 400 mijë të punësuar zyrtarisht.
E pyetur se me cilin projekt krenohet LVV-ja, ajo thotë se të gjitha indikatorët tregojnë për progres në Kosovë.
”Këto ndryshime janë të dokumentuara dhe faktuara. Ne kemi pasur progres në të gjithë indikatorët, qoftë në apektin e demokratizimit, funskionimit të institucioneve, lirisë së shprehjes së medias“, ka thënë Kusari-Lila.
Më tutje, ajo ka folur edhe për rastin e Klan Kosovës, duke thënë se çështja ka qenë biznesore dhe nuk ka pas të bëjë me median si operim.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër mediave dhe vazhdimisht janë prezentë nëpër emisione të ndryshme.