Gruaja e bosit meksikan të drogës “El Chapo” Guzman, Emma Coronel, është liruar nga burgu.
Coronel, e cila në nëntor të vitit 2021, është dënuar me tre vjet burgim pasi kishte pranuar fajësinë për akuzat për trafikim të drogës, është liruar para kohe.
Lirimi i saj është konfirmuar nga Byroja Federale e Burgjeve në SHBA.
34-vjeçarja ishte dënuar nën akuzat se ka ndihmuar bashkëshortin e saj në veprimtaritë në kartelin e tij të drogës të njohur si “Sinaloa”, dhe po ashtu se e kishte ndihmuar “El Chapon” që të arratiset nga burgu në vitin 2015.
66-vjeçari që drejtonte kartelin “Sinaloa”, në vitin 2019 është shpallur fajtor për trafikim me drogë dhe shpëlarje të parave.
“El Chapo” tani po vuan dënimin më burgim të përjetshëm në një burg në Oregon.
Muajin e kaluar ai dërgoi një letër të shkruar me dorë ku kërkonte që gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre të lejoheshin ta vizitonin atë në burg.
Organizata kriminale me bazë në Meksikë, “Sinaloa”, nga zyrtarët amerikanë të zbatimit të ligjit vlerësohet se në SHBA ka kontrabanduar më shumë se 1 mijë tonë kokainë, marihuanë dhe heroinë. / BBC